DYLON

Nijazi Lutfiu dhe Filloreta Arifi vlerësohen punëtorët më të dalluar nga Ministria e Arsimit

Nijazi Lutfiu dhe Filloreta Arifi vlerësohen punëtorët më të dalluar nga Ministria e Arsimit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Shkollës Teknike Profesionale, Nijazi Lutfiu dhe profesoresha Filloreta Arifi vlerësohen punëtorët më të dalluar nga Ministria e Arsimit.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini kanë pritur sot në takim drejtorin e Shkollës Teknike Profesionale “Januz Zejnullahu”, Nijazi Lutfiun dhe profesoreshën Filloreta Arifi Rexhepi, të cilët janë vlerësuar si punëtorët më të dalluar nga Ministria e Arsimit.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka përgëzuar ata për punën dhe përkushtimin e treguar në ngritjen e cilësisë në arsimin e komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Drejtori Lutfiu, dhe profesoresha Filloreta Arifi, janë vlerësuar për respektim të punës dhe angazhimit për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, duke inkurajuar të gjithë për të ndjekur shembullin e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.