DYLON

Nijazi Idrizi do ti bashkohet AAK-së

Avatar photo Redaksia

Gjilan –  (2LONLINE) – Vetëm pak ditë më parë, deputeti i Kuvendit të Kosovës Nijazi Idrizi kishte bërë publike largimin e tij nga PDK-ja  duke dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka ushtruar në kuadër të partisë.

Ndërkohë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës , Dega në Gjilan veç ka bërë të ditur se  sot edhe zyrtarisht do të bëhet publike kalimi i tij në AAK., për çka është ftuar edhe një konferencë me gazetarë.

EkoHigjiena

Përndryshe, Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nijazi Idrizi, në një letër njoftuese  kishte  njoftuar se ka vendosur që të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës, që nënkupton edhe dorëheqjen  e tij nga të gjitha pozitat e deritashme që ka ushtruar në kuadër të partisë.

“Duke marrë parasysh rrethanat objektive dhe subjektive, kam konsideruar të pamundur vazhdimin e aktivitetit tim politik, partiak e institucional në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.  Ngjarjet në Partinë Demokratike të Kosovës, përkatësisht Degën e PDK-së në Gjilan, rrodhën në atë mënyrë saqë e ngushtuan shumë, hapësirën e veprimit tim politik. Prandaj këtu dhe në kuadër të kësaj dege, (të cilën e kam pasur edhe bazën time të veprimit dhe angazhimit politik), e ndiej vetën të tepërt dhe të panevojshëm. Dëshiroj të ju falënderoj për punën dhe bashkëpunimin e deritashëm që kam pasur me ju, duke mbetur me bindje se na ndajnë konceptet e idetë politike, por jo edhe synimi. Megjithatë synimi mbetet i përbashkët”, thuhej në letrën e Idrizit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.