Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Zejnullahu nga Gjilani pas ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, profesorit Basri Zejnullahu.
Haradinaj ka thënë se profesori Zejnullahu ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin e brezave.
“Basriu përveç që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin e shkollimin e brezave në rrethana të rënda për shqiptarët, ai ka lënë pas edhe shembullin e një njeriu korrekt dhe të sinqertë”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit nga Gjilani, kolegut tonë prej ditëve të para në Aleancë, njeriut të urtë e besnik, Basri Zejnullahu.
Basriu përveç që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin e shkollimin e brezave në rrethana të rënda për shqiptarët, ai ka lënë pas edhe shembullin e një njeriu korrekt dhe të sinqertë.
Ngushëllime koleges sonë, bashkëshortes së Basriut, Mevlyde Zejnullahu, fëmijëve, kolegëve të Aleancës në Gjilan, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën nga afër.
Basriu u prehtë në paqe!