Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve vitias ka shprehur sot ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Ekrem Halitit, zv.komandantit të Policisë në Stacionin policor në Viti.
“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, e nderuara familja Haliti dhe të gjithë zyrtarë policor të komunës sonë. Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ekrem Halitit, zëvendës komandantit të stacionit Policor në Viti. Me këtë rast dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve zyrtarëve policor në Viti dhe të gjithë atyre që e njohën Ekremin shembullor. Me të vërtetë Vitia ka humbur një njeri i cili ka qenë i përkushtuar të ju shërbej vendit të tij dhe qytetarëve”, u shpreh Kryetari Haliti. /2LONLINE.com/