DYLON

Ngrohja globale kërcënim i vazhdueshëm për botën

Ngrohja globale kërcënim i vazhdueshëm për botën
Avatar photo Elife Sherifi

Bota është në mes të 10 viteve më të ngrohta që kur filloi matja e temperaturës botërore më 1850, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit në Britaninë e Madhe.

Shërbimi britanik parashikon se temperaturat në secilin nga pesë vitet e ardhshme do të jenë afër, ose 1 gradë Celsius, më të larta se periudha para industriale.

Gjithashtu ekziston një mundësi e vogël që në njërin nga pesë vitet e ardhshme temperaturat globale të arrijë në mbi 1.5 gradë Celsius. Ky nivel i temperaturës vlerësohet si kritik për procesin e ndryshimeve të klimës.

EkoHigjiena

Nëse të dhënat përputhen me parashikimin, atëherë dekada nga 2014-2023 do të jetë më e ngrohtë në më shumë se 150 vjet të mbajtjes së të dhënave.

Në tetorin e kaluar, shkencëtarët e OKB-së publikuan një raport të veçantë mbi ndikimet afatgjata të rritjes së temperaturës prej 1.5 Celcius.

Analiza e ekspertëve britanikë thotë se ka një mundësi prej 10 përqind që kjo të ndodhë brenda pesë viteve të ardhshme

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.