Në kuadër të bashkëpunimit që Forca e Sigurisë ka me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve dhe ndërveprushmërinë me partnerët, në Regjimentin e Mjekësisë është duke u zhvilluar punëtoria për krijimin e konceptit të shërbimeve mjekësore të ROL2 fushor.
Qëllimi është krijimi i draft-kornizë për strukturën e ROL2, përfshirë bazën doktrinare të funksionimit, personelin, shërbimet, pajisjet, nevojat për trajnime si dhe qëllimin e ngritjes së këtij kapaciteti.
Komandanti i Komandës së Logjistikës gjeneral brigade Naim Haziri i shoqëruar nga Komandanti i Regjimentit të mjekësisë Major Adem Preteni, sot kanë prit në takim Major Leticia Venegas, Internacional Health Specialist nga USAFE-AFRICA COMMAND SURGEON’S OFICE, ku është diskutuar rreth familjarizimit dhe krijimit të konceptit për zhvillimin e kapaciteteve mjekësore Rol 2 fushor në FSK, dhe planifikimin e përbashkët të aktiviteteve për vitet 2022-2023
Gjeneral Haziri falënderoj Major Venegas për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve mjekësore në kuadër të FSK, dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët në fushën e mjekësisë, po edhe fusha të tjera me interes të përbashkët. /2LONLINE/