DYLON

Ngritët aktakuza me përmirësime kundër Fatmir Limajt në rastin MTPT

Avatar photo Redaksia

(I plotësuar) – Kjo aktakuzë është ngritur nga ana e prokurorit pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar të Policisë së EULEX-it në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Avokati i Endrit Shalës, Arianit Koci tha për KosovaPress se aktakuza e parë ka pas të meta juridike dhe se kjo është aktakuza e vjetër por e përmirësuar.

EkoHigjiena

Në rastin e quajtur si MTPT akuzohen Fatmir Limaj, ish ministër i Transportit, këshilltari i tij Endrit Shala, ish shefi i prokurimit në këtë Ministri Nexhat Krasniqi, pronari i Tali Copmany Florim Zuka.

Prokuroria Speciale ngrit pesë aktakuza për korrupsion për ish MTPT

Dje, një prokuror i Prokurorisë Special të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit “MTPT” kundër pesë të pandehurve, në përputhje me Urdhrin e Gjykatës së Apelit.

Sipa një komunikate për media, të pandehurit akuzohen për Krim të Organizuar (Neni 274, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës (KPK), Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare (Neni 339, paragrafët 1 dhe 3 të KPK (të vjetër); në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje), Keqpërdorim të Autorizimeve Ekonomike (Neni 236, paragrafi 1, nën paragrafi 5 dhe paragrafi 2 i KPK (të vjetër)), Marrje dhe Dhënie të Ryshfetit (Neni 344, paragrafi 1 i KPK (të vjetër); në lidhje me sektorin 117.1.a. dhe d. Të Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe Neni 343, paragrafi 2 i KPK (të vjetër) në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje) në përputhje me rrethanat) dhe vepra të tjera penale.

“Kjo aktakuzë është ngritur nga ana e prokurorit pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar të Policisë së EULEX-it në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.