DYLON

Ngjyrat e dhomës ndikojnë në disponim

Ngjyrat e dhomës ndikojnë në disponim
Avatar photo Elife Sherifi

Ngjyrat e ambientit rrethues kanë një ndikim jo vetëm në të pamurit dhe relaksimin e syve, por edhe në mekanizma të tjerë të organizmit.

Disa ngjyra stimulojnë veprime, ndërsa disa të tjera krijojnë parehati, monotoni dhe ulin disponimin.

Por, është e kuptueshme që jo të gjithë njerëzit kanë reflekse të njejta dhe në disa raste truri reagon ndryshe nga të tjerët.

EkoHigjiena

Thuhet se e kuqja sjell oreksin dhe njihet si ngjyra e kuzhinës. E gjelbra dhe ngjyra krem në të bardhë  ka një efekt qetësues dhe dominon dhomat e ndenjes. E kalërta me të gjitha nuancat e saj dhe e bardha identifikohen si ngjyra të paqes, qetësisë e rehatisë.

Disa studime thonë se ngjyrat e hapura si portokalli, pink apo ngjyrë vjollce ju bëjnë më energjik dhe nganjëherë edhe të padurueshëm deri në të rrezikshëm.

Shpesh, thuhet se ngjyrat e mbyllta si kafe e errët, e zezë apo hiri janë ngjyra të zymta që shkaktojnë një llojë plogështie, ulin disponimin dhe sjellin gjumin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.