Ngjyrat e ambientit rrethues kanë një ndikim jo vetëm në të pamurit dhe relaksimin e syve, por edhe në mekanizma të tjerë të organizmit.
Disa ngjyra stimulojnë veprime, ndërsa disa të tjera krijojnë parehati, monotoni dhe ulin disponimin.
Por, është e kuptueshme që jo të gjithë njerëzit kanë reflekse të njejta dhe në disa raste truri reagon ndryshe nga të tjerët.
Thuhet se e kuqja sjell oreksin dhe njihet si ngjyra e kuzhinës. E gjelbra dhe ngjyra krem në të bardhë ka një efekt qetësues dhe dominon dhomat e ndenjes. E kalërta me të gjitha nuancat e saj dhe e bardha identifikohen si ngjyra të paqes, qetësisë e rehatisë.
Disa studime thonë se ngjyrat e hapura si portokalli, pink apo ngjyrë vjollce ju bëjnë më energjik dhe nganjëherë edhe të padurueshëm deri në të rrezikshëm.
Shpesh, thuhet se ngjyrat e mbyllta si kafe e errët, e zezë apo hiri janë ngjyra të zymta që shkaktojnë një llojë plogështie, ulin disponimin dhe sjellin gjumin.