DYLON

Ngjarjet që do të sjellin ndryshime …

Ngjarjet që do të sjellin ndryshime …
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Bazuar në ngjarjet e poshtëshënuara që ndodhën në viti 2026, del se ky vit është vit që shënon ngritje të theksuar të pozitës së shqiptarëve gjithandej.

EkoHigjiena

Protestat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Shqiptarët që përbejnë rreth 40% të popullatës së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, asnjëherë që nga shpallja e Maqedonisë shtet në vete nuk i kanë gëzuar të drejtat e tyre kombëtare në plotëni. Diskriminimi nga pushtetet maqedonase / shqiptare herë të njërit krah herë të krahut tjetër ju kanë hy në hak shqiptarëve. Kundërshtimi i diskriminimit nga ana e shqiptarëve qoj deri te lufta në mes të shtetit të Maqedonisë dhe shqiptarëve në vitin 2001. Kjo luftë përfundoj me marrëveshjen e Ohrit, që ua njohu shqiptarëve të drejtat kombëtare, edhe pse në marrëveshje mbetën shumë paqartësi. Me kalimin e kohës në vend se të drejtat e shqiptarëve të avancohen ato u degraduan nga pushteti maqedonas, edhe me bekimin e partive politike shqiptare që ishin në koalicion me partitë maqedonase në pushtet.

Pranvera e këtij viti paralajmëroj fundin e durimit të popullit shqiptar që jeton në trojet e veta etnike në Maqedoninë e Veriut. Trajtimit të shqiptarëve si qytetar të rendit të dytë në shtetin që e ndërtuan bashkë me maqedonasit, mosrespektimit të marrëveshjes së Ohrit, tkurrjes së të drejtave kombëtare edhe pas luftës për barazi dhe të drejta të plota kombëtare, në këtë republikë, po i vjen fundi.

Studentët dhe populli shqiptar i Maqedonisë qartë ua bënë me dije pushtetarëve maqedonas dhe aleatëve të tyre shqiptar se qetësi në këtë vend do të ketë vetëm kur ata të jetojnë plotësisht të barabartë me maqedonasit dhe të tjerët.
Bashkimi i partive politike shqiptare të Malit të Zi

Në Mal të Zi, ku shqiptarët përbëjnë rreth 5% të popullatës së përgjithshme, vepronin tri parti politike, të cilat të ndara, si ishin, nuk arrinin t’i mbronin interesat elementare të shqiptarëve. Tani, kur konstatuan se e vetme, asnjëra prej tyre nuk do të mund t’i mbronte të drejtat që ju takojnë shqiptarëve, madje edhe ato të drejta që ua garantonin ligjet e shtetit të Malit të Zi, vendosën të bashkohen. Ky vendim historik, është vendim shumë i dobishëm për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Mal të Zi. Ky bashkim me siguri do t’i jetëson të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në Mal të Zi.

Bashkimi i partive politike shqiptare në Mal të Zi, duhet të shërbej si shembull i mirë për partitë politike shqiptare më Maqedoninë e Veriut dhe partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës, me qëllim të realizimit të drejtave kombëtare në shtetet ku jetojnë.

Protestat popullore në Shqipëri

Pas rënjes së monizmit në Shqipëri, pushtetet që vinin në Shqipëri me premtime për vendosjen e rendit demokratik, në të vërtet shpejt u bënë pushtete autokratike. Ata që në pushtet erdhën me premtime të mëdha dhe me vjedhje e manipulime votash shpejt dëshmuan se ishin e kundërta e asaj që premtuan. Këto pushtete herë të djathta herë të majta të përbashkët e kishin keqpërdorimet, korrupsionin, degradimin e arsimit, shkatërrimin e sistemit shëndetësor, shkatërrimin e forcës mbrojtëse të vendit, nënshkrimin e marrëveshjeve me faktor të jashtëm në dëm të vendit, këto pushtete sollën shumë dukuri tjera negative. Krerët e shtetit në Shqipëri, gjatë këtyre viteve, sillen dhe veprojnë si monarkët e monarkive absolute. Shqipëria kështu si është nuk mund të quhet demokratike sepse nuk është e tillë.

Pas shumë vitesh qeverisjeje të dy krahëve që i sollën shumë të këqija Shqipërisë, u ngrit në këmbë populli. Qytetarët kërkojnë ndryshim jo vetëm të qeveritarëve aktual por ndryshim esencial të formës së qeverisjes. Kur ngritët populli bien keqpërdoruesit, durimit i erdhi fundi.

Bojkoti i zgjedhjeve të 7 Qershorit në Kosovë

Kur krahasohet numri i votuesve pwr zgjedhje parlamentare nw Kosovw, të 28 Dhjetorit të vitit 2025 me zgjedhjet e 7 Qershorit 2026, bazuar në evidencat zyrtare rreth 200.000 qytetar me të drejt vote i kanë bojkotuar zgjedhjet e fundit. Pakënaqësia e qytetarëve me shkaktimin e zgjedhjeve të reja nga udhëheqësit e partive politike, është arsyeja pse qytetarët i bojkotuan zgjedhjet. Edhe shumica e atyre që kanë votuar mendojnë se zgjedhjet e reja kanë qenë të panevojshme, madje edhe të dëmshme për vendin. Ky bojkot është mesazh i fort për të gjitha partitë politike, që kanë pas mundësi me i evituar zgjedhjet të cilat edhe me 7 qershor kanë sjell situatë përafërsisht të njëjtë me atë të 28 dhjetorit, sa i përket zgjedhjes së presidentit / presidentes së vendit. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit, për zgjedhjen e presidentit ose presidentes ka qenë e domosdoshme marrëveshja politik mes partive politike, edhe zgjedhjet e 7 Qershorit e kanë prodhuar të njëjtën situatë. Zgjedhjet mund të përsëritën pa fund, por krizës institucionale nuk do t’i vije fundi pa kompromis. Qytetarët përmes bojkotit shfaqën revoltën e tyre karshi partive parlamentare. Edhe pas zgjedhjeve të fundit kërkohet marrëveshje politike e jo arsyetime e akuza të ndërsjella nga partitë politike që në esencë i kontribuojnë zvarritjes së krizës institucionale dhe e dëmtojnë vendin si në planin e brendshëm po ashtu edhe në planin e jashtëm.

Të gjithë duhet ta kuptojnë se ky bojkot është paralajmërim serioz për partitë.

Kuvendi gjithëkombëtar shqiptar në Tiranë

Me dy maj të vitit 2026, në Tiranë është themeluar Kuvendi Kombëtar Shqiptar në të cilin është votuar rezoluta: “Ribashkimi i kombit shqiptar në një truall e me një flamur”.

Rezoluta është dokumenti themelor i këtij Kuvendi historik dhe si i tillë gjeti miratimin e gjithë delegatëve. Shqipëria, sipas këtij dokumenti, nuk do të jetë më e ndarë.

Në kuvend morën pjesë delegat nga të gjitha viset shqiptare: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Çamëria dhe diaspora.

Ky kuvend do ta mban gjallë idenë e bashkimit kombëtar shqiptarë.

Thënë shkurt mesazhet e këtyre ngjarjeve dëftojnë:

  1. Se epoka e diskriminimit të shqiptarëve mbi baza etnike po merr fund.
  2. Se atje ku cenohen të drejtat kombëtare, bashkimi politik është obligim sepse pluralizmi në një situatë të tillë bëhet pengës e realizimit të interesave kombëtare.
  3. Se sundimit të Shqipërisë nga pushtetarët autokrat e të korruptuar ju ka ardhur fundi.
  4. Se partitë politike duhet të punojnë për interesa të vendit, përndryshe do ta humbin përkrahjen e qytetarëve.
  5. Se aspirata për bashkimin e trojeve etnike shqiptare është gjallë dhe se shqiptarët asnjëherë nuk mund të pajtohen me padrejtësitë e fqinjëve dhe fuqive të mëdha të kohës, në lidhje me ndarjen e trojeve tona.

Reagimet (veprimet) e qytetarëve shqiptar në vitin 2026 i kanë lëvizur disa procese shumë të rëndësishme, në dobi të interesave të përgjithshme. Kuptohet se pas këtyre veprimeve, asgjë më nuk do të mbetet ashtu si ishte pavarësisht rezistencës së atyre që po përpiqen ta ruajnë statuskuon në kurriz të popullit shqiptarë. /2LONLINE/