Ngjarje e rëndë në Gjilan: Dy të vdekur dhe dy të plagosur – i dyshuari në arrati
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan. Ismet Hashani, Përgjegjës i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova“. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave. Dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimti për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati”, ka thënë Hashani.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.
Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë, ka thënë Ismet Hashani. /2LONLINE/
