Frika e qytetarëve të Kosovës se secila ditë qe po vjen po e fut vendin tonë në krizë më të thellë politike është e arsyeshme. Mirëpo ngjarjet e fundit po tregojnë se ka lëvizje pozitive.
Shkruan: Gentrit MURSELI
Vendimi personal për dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese nga ana e gjykatësit amerikan Robert Carolan ka ndryshuar gjendjen politike të vendit tonë. A mund te quhet një ndërhyrje indirekte nga ana e ndërkombëtarëve për zgjidhje sa më të shpejtë politike ?
Unë mendoj që po.
Si një vend ne tranzicion, i papjekur për vendimmarrje të guximshme në situata të tilla kaotike është e vështirë të besohet për zgjidhje adekuate. Pluralizmi politik po tregon se nuk jemi në gjendje ta përdorim demokracinë si vegël për politikëbërje të shëndoshë. Kosova më në fund po sheh dritë në tunelin qe është futur, dalja nga kriza po afrohet.
Partia Demokratike e Kosovës nuk do të këtë mundësi të përdorë si vegël të saj “Gjykatën Kushtetuese”, dhe kryetarin e saj Enver Hasani për realizimin e politikave të brendshme partiake.
Gjykata Kushtetuese pa gjyqtarin amerikan Carolan mbeti pa kuorumin e duhur per marrjen e vendimeve, kjo nënkupton se është e pafuqishme për të marrë vendime sa i përket seancës konstituive .
Kjo i hap rrugë bllokut W-LAN te kandidojnë përsëri prof. Isa Mustafen për Kryetar të Kuvendit, ndërsa nga ky kënd planet strategjike te PDK-s duken jo funksionale.
Nje plus i madh për vendin tonë është që nuk do te shpresojmë që ”Gjykata Kushtetuese” do ta ketë mundësin të marrë vendime te një anshme dhe arbitrare. Shpresoj qe te gjitha vendimet të cilat merren në ditët e ardhshme te jenë brenda kornizave të demokracisë.
Partia Demokratike e Kosovës është e pafuqishme për t’i formuar institucionet, me apo pa dëshirë duhet të pranojnë realitetin dhe te dalin në opozitë. Gjëja më e mirë në këto ditë krize për Kosovën doli te jete fakti bashkohen oponentët për ta luftuar te keqen, i’a arrijnë qëllimit dhe e mposhtin atë. Uroj që qeveria e ardhshme te jetë stabile, të kultivohet demokracia dhe te jenë shumë të vendosur nga sfidat që e presin.
Asnjëherë nuk duhet harruar qe me PDK-në ne opozitë gjërat nuk do te jenë të thjeshta, askush me mirë se ta nuk di të reagoj ndaj ecurive negative dhe askush më mire se ta nuk di ta luaj këtë rol. Shpresoj te mbesin përgjithmonë te tillë. /2L ONLINE/