Ngërçet politike nuk po bëhen për të mbrojtur shtetin!
Shkruan: Florim Zeqa
Pothuajse shumica e politikanëve në Kosovë e kanë gojën plot demokraci, zhvillim ekonomik, prosperitet dhe mirëqenje për qytetarët! Por, për shumicën prej tyre, këto janë vetëm retorikë boshe dhe mashtrim për qytetarët!
Një popull i mirë nuk e meriton një qeverisje të keqe
Në realitet politikanët e papërgjegjshëm po e bëjnë të kundërtën, jo vetëm që nuk i kanë në plan të parë hallet dhe problemet e qytetarëve (mërgimtarëve), i përdorin këta të fundit në mënyrë abuzive vetëm për aspekte elektorale!
E kam thënë në një shkrim autorial, po e përserisë edhe tani: “pa e dashur atdheun nuk mund të bësh punë të mira për vendin!”
Kaq e thjeshtë është kjo punë!
Përderisa Atdheu dhe Kombi janë sikur Nëna, të patjetërsueshme, Shteti është ombrella mbrojtëse e qytetarëve të ndershëm!
Përderisa ligjet, përkatësisht sistemi i drejtësisë, që duhet të jetë i barartë për të gjithë, edhe drejtuesit shtetëror duhet të jenë të përgjegjshëm dhe t’i trajtojnë në mënyrë të barabart të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve politike apo fetare.
Situata aktuale e bllokimit të shtetit nga partitë politike po e dëshmon katërçipërisht thënjen time të mësipërme!
Tashmë e kanë kuptuar edhe ‘zogjtë e mali’ se bllokadat dhe ngërçet paszgjedhore nuk po bëhen për të mbrojtur shtetin, por interesat personale dhe klanore të partive politike!
Qytetarët e zhgënjyer e kanë humbur besimin në klasën aktuale politike, ku gjithnjë e më pak janë duke u bërë pjesë e proceseve zgjedhore!
Vetëm në zgjedhjet e fundit, bojkoti ishte në rritje enorme në krahasim me daljen e qytetarëve në zgjedhje!
Dalja e vogël e qytetarëve në zgjedhje e zvogëlon legjitimitetin e qeverisjes së vendit!
Rezultati 64:36 në favor të bojkotit të zgjedhjeve, e shtron nevojën imediate të ngjizjes së një alternative të re politike!
Shkuarja në zgjedhje pa një alternativë të re politike do ta ngrisë edhe më lartë fitoren e bojkotit qytetar ndaj daljes në zgjedhje!
Një popull i mirë siq jemi ne shqiptarët duhet të dëshmohemi në vepër se kemi njerëz të mirë dhe të përgjegjshëm që ia duan të mirën Atdheut më shumë sesa ambiciet e tyre personale.
Asnjë subjekt politik, asnjë parti dhe asnjë liderë partiak nuk krahasohet me shtetin. Qeveritë shkojnë e vijnë, partitë po ashtu, por shtetin duhet ta ruajmë si sytë e ballit, ashtu siq kemi punuar dhe luftuar për shtet e jo për pushtet! Ndryshimi vjen me njerëz të mirë dhe të përgjegjshëm. /2LONLINE/
