Është verifikuar se virusi “Zika” mund të transmetohet edhe përmes marrëdhënieve seksuale. Rasti i parë është diagnostikuar në Teksas, pasi ishte infektuar duke pasur marrëdhënie me një tjetër person të diagnostikuar më parë.
Kjo është konfirmuar nga ekspertë të shëndetësisë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilët thonë se ky është rasti i parë kur ky virus është transmetuar ndërmjet marrëdhënieve seksuale dhe jo nga pickimi i mushkonjave.
Mediat në ShBA raportojnë se personi nuk kishte udhëtuar në këtë kohë dhe as në zonat e infektuara, por partneri i tij ishte kthyer nga Venezuela.
Deri tani, raportohet se me këtë virus janë prekur 6 persona nga udhëtimet që kishin bërë në zonat e prekura me këtë virus.
Ekspertët janë të shqetësuar se, virusi po përhapet me shpejtësi dhe në shumë vende, duke shkaktuar edhe pasoja shkatërrimtare. Infeksioni është i lidhur me rastet e mikrocefalitit, në të cilat fëmijët lind in me tru të pazhvilluar.
Vetëm në Brazil janë rreth 4.000 raste të raportuara me mikrocefalit që prej muajit tetor të vitit të kaluar.