/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë të ditur se në fshatin Gjylekar, të Vitisë është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën, bashkëshorten e tij. Sipas policisë, deri sa ishin duke udhëtuar me veturën e tyre, nga vetura në lëvizje i dyshuari ka hedhë viktimën jashtë dhe e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/