DYLON

Nga vërshimet ka dëme edhe në Kamenicë (FOTO)

Nga vërshimet ka dëme edhe në Kamenicë (FOTO)
Avatar photo Redaksia

Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut si dhe dëmeve të shkaktuara në terren, ekipet e Komunës së Kamenicës përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Emergjenca, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, janë duke punuar intensivisht në secilin lokalitet ku ka nevojë, thuhet në njoftimin e komunës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke treguar se ekipet komunale janë gjatë gjithë kohës në terren, ai ka lutur qytetarët për bashkëpunim me institucionet komunale.

“Të dashur qytetarë, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në disa lokalitete, në të cilat jemi duke punuar e intervenuar vazhdimisht. Ekipet komunale janë gjatë gjithë kohës në terren dhe të përgatitur për ndërhyrje aty ku ka nevojë. Ju lusim për qetësi dhe bashkëpunim me institucionet, derisa të qetësohet situata. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrëfikësit dhe të gjithë akterët tjerë, janë gati për veprim! ”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Gjithashtu, gjashtë ekipe të Zjarrëfiksëve, janë duke intervenuar në bodrumet e shtëpive, aty ku ka nevojë. /2LONLINE.com/

Për çdo rast emergjent, lusim qytetarët që të lajmërohen në këta numra:
045549182,
080011010,
112.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.