Nga tri përballje të sotme në Superligë, vëmendja e gjilanasve te duelet e Dritës dhe Gjilanit
Në kuadër të javës së 29 të Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillohen tri ndeshje, ku në fokus të gjilanasve janë duelet që i zhvillojnë FC Drita e SC Gjilani, takimet e të cilave pritet të jenë mjaftë sfiduese, kundër Drenicës përkatësisht Dukagjinit, por se tejet të rëndësishme për objektivat që i kanë skuadrat gjilanase, transmeton 2LONLINE.
Kampionia e Kosovës, FC Drita e cila synim ka mbrojtjen e titullit, do të jetë mysafire te skuadra e Drenicës e cila ndodhet në zonën e rrezikshme për të ra nga Liga, andaj pritet të jetë kjo ndeshje mjaftë e vështirë për skuadrën “bardhë e kaltër”.
Skuadra kampione që drejtohet nga Zekirija Ramadani, aktualisht i prinë tabelës së klasifikimit me 54 pikë, 5 më shumë se Ballkani që e ndjek pas, e që edhe kjo skuadre luan sot kundër si mysafire në Malishevë.
Për, Dritën është mundësi e mirë kjo që me fitore, ta ruajtur këtë diferencë pikësh, apo në rast të dështimit të Ballkanit edhe ta shtojë, por se janë të vetëdijshëm që përballë kanë një skuadër si Drenica e cila është e parafundit në tabelë dhe me një fitore eventuale do të ikte nga kjo zonë, andaj objektivit të tyre që pikët të mbesin në Skenderaj, nuk i japin alternativë tjetër, transmeton 2LONLINE.
“Do të japim maksimumin në çdo minutë të ndeshjes me mbështetje të tifozëve tanë. Besojmë fuqishëm se do ta arrijmë objektivin, pikët maksimale”, deklaroi ditë më parë, Zekirija Ramadani, kryetrajner i FC Drita.
Ndërsa skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani po ashtu ka një ndeshje shumë të rëndësishme që e bënë po aq të vështirë. Luan kundre Dukagjinit dhe pikët e plota janë shumë të rëndësishme për pozitën që do ta dërgojë në garat evropiane, e që skuadra “kuq e bardh”, e ka objektiv.
Aq më parë, kur skuadra e Prishtinës me të cilën Gjilani ndante pozitën e tretë me pikë të barabarta, në këtë xhiro ka barazuar, e kjo i jep mundësinë që me një fitore eventuale e pikë të plota, të pozicionohet e vetme në pozitën e tretë duke e krijuar diferencën prej 2 pikësh me Prishtinën, pra të ketë epërsi në garën për pozitën e tretë, që mundëson daljen në Evropë, transmeton 2LONLINE.
Aktualisht në pozitën e tretë është Prishtina me 44 pikë, por me ndeshje e luajtur të kësaj jave, derisa Gjilani që sot pret Dukagjinin, është e katërta me 43 pikë.
Po ashtu, vlen të përmendet se Ballkani që është i dyti ka 49 pikë dhe dështimi i saj dhe fitorja e Gjilanit, mund t’ia shtoi “apetitin”, skuadrës “kuq e bardh” edhe për pozitën e dytë, gjithsesi, kjo sa për statistikë, sepse me ndeshjen e sotme janë edhe 8 lojë deri në fund të kampionatit.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe kjo ndeshje po ashtu hynë në kuadër të ndeshjeve të rëndësishme. Kemi pas kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë ndeshje dhe jemi të gatshëm ta demonstrojmë atë të cilën e kemi punuar gjatë gjithë javës dhe ta fitojmë ndeshjen”, tha ditë më parë Debatik Curri, kryetrajner i Gjilanit, në konferencën para ndeshjes.
Sot zhvillohen këto ndeshje të javës së 29-të.
Drenica – Drita
Gjilani – Dukagjini
Malisheva – Ballkani
Kujtojmë se ndej janë zhvilluar dy ndeshje tjera të kësaj jave:
Llapi – Prishtina 0:0
Ferizaj – Prishtina e re 1:1
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme zhvillohen nga ora 15:00. /2LONLINE/
