DYLON

Nga testimi i fundit, Vitia nuk ka raste të reja me COVID-19

Nga testimi i fundit, Vitia nuk ka raste të reja me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i komunës së Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për menaxhimin e situatës së krijuar në vend nga virusi pandemik COVID-19.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se nga 15 të testuar për COVID 19 nga Komuna e Vitisë, të gjithë kanë rezultuar negativ, pos dy raste të cilët janë të hospitalizuar dhe të cilët janë ri testuar. Deri me tani në Komunën e Vitisë, të prekur nga ky virus janë 45 qytetarë, 3 prej janë shëruar ndërkaq 7 janë të hospitalizuar.

Kurse gjatë këtij takimi që është kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë edhe dhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, dhe ndër tjerash është folur edhe për menaxhimin sa më mirë të kësaj situate, e në veçanti edhe të vatrave të infeksionit të cilët janë shpallur nga Ministria e Shëndetësi së Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Ndryshe, kryetari Haliti shtoi se pos masave për parandalim të përhapjes së këtij virusi si në dezinfektim, pastrim, klorifikim të hapësirave të ndryshme janë marrë edhe masa të tjera. Ai potencoi se deri me tani nga donatorët e ndryshëm janë siguruar mbi 4000 pako ushqimore dhe higjienike për qytetarët me gjendje të rëndë financiare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.