DYLON

Nga takimi me delegacionin e National Democratic Institute të SHBA-së

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me drejtuesen e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazlie Bala, kanë pritur sot paradite në zyrat e Lëvizjes VEetëvendosje një delegacion të National Democratic Institute, (NDI) të SHBA-së, të kryesuar nga z.Alexander Chavarria përfaqësues në Kosovë së bashku me znj.Laura Nichols përfaqësuese për Jemenin, dhe znj.Mary Frank ish ambasadore e SHBA-së në Komisionin për Çështje të Grave të OKB-së.

Gjatë takimit u diskutua rreth përfshirjes së gruas në procesin zgjedhor e pjesëmarrjen në përfaqësimin politik në nivelin komunal dhe atë qendror. Po ashtu diskutimi vijoi dhe me çështjet e modelit të strukturës organizative, adresimin e çështjeve gjinore me theks për gratë dhe vajzat si dhe rolin e mediave, hapësirën mediatike për gratë. Temë e diskutimit qenë dhe aspekte të Alternativës Qeverisëse të Vetëvendosje-s ku trajtohen çështjet e të drejtave dhe planifikohen zgjidhjet në plane politike, ekonomike e sociale.

EkoHigjiena

“Dy çështje të cilat e përcjellin gruan sot, janë format organizative në jetën politike dhe shoqërore. E para, duke prodhuar pabarazi me vet faktin e të qenit e ndarë brenda një subjekti politik, brenda forumeve e llojeve te tilla te organizmit, dhe e dyta, patriarkalizmi që e përcjellë me dekada në familje dhe në shoqëri duke thelluar hendekun e ndarjes dhe pabarazisë” tha Nazlie Bala.

Ndërkaq, Albin Kurti tha se në VETËVENDOSJE! nuk e shohim gruan si përqindje dhe nuk besojmë që përfaqësimi i saj duhet të jetë formal.

Në zgjedhjet lokale ne i patëm tri gra kandidate për kryetare komunash, në lista zgjedhore kishim kandidate gra më shumë se sa kuota e vendosur formalisht e ligjërisht, qoftë në për nivelin lokal dhe atë qendror, si dhe Alternativa Qeverisëse e përgjithshme dhe ato lokale u hartuan me vëmendjen ndaj probleme të grave dhe vajzave dhe u prezantuan e u mbështetën nga të gjithë kandidatët tanë, ka thënë Kurti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.