Riad Rashiti
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, komuna e Gjilanit
Edhe sonte realizuam dëgjimin publik të radhës me banorët e fshatit Miresh.
Sikurse edhe në dëgjimet paraprake me pjesëmarrje, edhe në Miresh banorët shpalosën kërkesat e nevojat e tyre për të cilat ju duhet mbështetja institucionale për realizim.
Pas propozimeve të shumta, u selektuan 5 projekte për investime:
Fushë sporti në shkollë me bari sintetik
Ndriçimi i stadiumit të fshatit me panelë solarë
Renovimi i kulmit të xhamisë
Panelë solarë në shkollën e fshatit
Investimet shtesë në rrjetën e ujësjellësit të fshatit
Këto projekte do të votohen me 4 qershor në ora 16:00, nga banorët e fshatit Miresh. /2LONLINE/