DYLON

Nga sot punkt kontrolli në Letnicë për të parandaluar dëmtimin e pyjeve në këtë zonë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim të parandalimit të dëmtimit të pyjeve në rajonin e Letnicës, në këtë fshat do të instalohet një punkt i kontrollës që do të përbëhet nga punonjës të Agjencionit Pyjor të Kosovës dhe policia. Ky punkt do të jetë funksional që nga dita e sotme dhe përmes tij synohet të parandalohet prerja dhe dëmtimi i pyjeve publike e private në këtë lokalitet.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Viti Veton Ademi, ka potencuar se ky hap është shumë produktiv dhe besohet se do të rezultojë pozitivisht në ruajtjen e pyjeve në këtë pjesë. Ky ka qenë shqetësim i banorëve dhe e kemi shqyrtuar menjëherë dhe sot do të filloj të jetë në funksion punkti i përbashkët i kontrollit nga policia dhe rojeve të pyllit”, ka thënë Ademi.

EkoHigjiena

Gjithashtu edhe Inspekcioni komunal i Vitisë, ka nisur evidentimin e pronave të uzurpuara në Letnicë dhe se nga sot ka filluar edhe aksioni për lirimin e pronave publike e private. Me këtë rast, i pranishëm në fillimin e këtij aksioni ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i kuvendit Naim Pira dhe qeverinë komunale, ku iu është apeluar qytetarëve të këtij lokaliteti, që të lirojnë këto prona të uzurpuara para se të bëhet ekzekutimi i dhunshëm.

Në fshatin Letnicë, konsiderohet një numër i pronave publike e private që janë të uzurpuara.

“Në fshatin Letnicë, gjithë qytetarët që kanë uzurpuara pronat e të cilat në librat kadastral të komunës figurojnë si publike, i kemi njoftuar për aksionin dhe kemi kërkuara nga ata që ti lirojnë këto hapësira. Nëse kjo nuk ndodhë brenda kohës së paraparë atëherë do të fillojmë aksionin e ekzekutimit”, ka thënë drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.