DYLON

Nga sot, prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore

Nga sot, prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore
Avatar photo Redaksia

Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga sot të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa e parë deri në të nëntën, mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.

Sipas saj, mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

EkoHigjiena

Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet të premten.

“Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë. Suksese dhe qoftë vit i mbarë për fëmijët tanë”, ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.