DYLON

Nga sot një zyrtar policor vendoset në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan

Nga sot një zyrtar policor vendoset në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan
Redaksia

“Nga sot, në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Gjilan është vendosur një zyrtar policor nga Policia e Kosovës. Ky hap synon rritjen e sigurisë në objekt, mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, si dhe vendosjen e rendit dhe rregullit në institucion”, ka bërë me dije Mimoza Kadriu Qerimi drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Gjilanit.

Sipas saj, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme të rasteve që trajtohen në QPS, është e domosdoshme të krijohet një ambient i sigurt, i qetë dhe me kushte të përshtatshme për punëtorët dhe qytetarët që marrin shërbime.

EkoHigjiena

Drejtoresha e DSHMS-së ka thënë se siguria e punonjësve, respektimi i rregullave dhe funksionimi i rregullt i institucionit janë përgjegjësi që kërkojnë veprime konkrete.

“Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbetet e përkushtuar në fuqizimin e QPS-së, përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve sociale për qytetarët”, ka thënë drejtoresha Mimoza Kadriu Qerimi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.