• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Nga sot kanë filluar vizitat sistematike të nxënësve nëpër shkollat e Komunës së Vitisë

Redaksia 2LONLINE 27 Prill, 2022 3 min
 Nga sot kanë filluar vizitat sistematike të nxënësve nëpër shkollat e Komunës së Vitisë

Një ekip shëndetësor i QKMF-së në Viti, ka filluar sot me vizitat sistematike të nxënësve të shkollave të komunës së Vitisë.

Fillimin e këtyre vizitave e ka përshëndetur kryetari i Komunës Sokol Haliti, i cili përgëzoi menaxhmentin dhe punëtorët e QKMF-së për këtë aktivitet dhe theksoi që ne si komunë jemi të përkushtuar në vazhdimësi për parandalimin e sëmundjeve e që ky aktivitet ka një mision të tillë.

Ky aktivitet ka filluar në koordinim të plotë me drejtoreshën e DKA-së Fatbardha Emini, drejtoreshën e DSHMS-së Merrushe Ahmeti, menaxhmentin e QKMF-së, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

Sipas dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, me që akoma nëpër shkolla fillore nuk ofrohen shërbimet shëndetësore nga ana e personelit shëndetësor dhe pamundësohet përcjellja e vazhdueshme e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, është marrë kjo iniciativë për organizimin e vizitave sistematike të nxënësve të shkollave fillore në Komunën e Vitisë.

“Gjatë këtyre vizitave, do të bëhet vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve, identifikimi i deformiteteve, anomalive apo sëmundjeve specifike për moshën dhe ndërmarrjen e masave për parandalim dhe evitimin e tyre, ku fëmija varësisht nga të gjeturat do të referohet në institucionin përkatës. Gjatë këtyre vizitave do të bëhet vlerësimi fëmijëve të grupmoshave të klasave të para (I), klasave të pesta (V) dhe klasave të nënta(IX) të të gjitha shkollave fillore të komunës së Vitisë. Do të vlerësohen zhvillimi i përgjithshëm psiko-fizik i fëmijëve (30 parametra) si dhe shëndeti oral”, tha drejtoresha Kadolli.

Sipas saj, paraprakisht, përmes DKA-së është dërguar te drejtorët e shkollave orari nëpër shkolla si dhe janë dërguar formularët e pëlqimit, ku secili prind do të njoftohet për vizitën e fëmijëve të tij. Gjithashtu, raporti i vizitës i jepet fëmijëve në zarf si dëshmi e kontrollit dhe këshillat eventuale.

Vizitat sistematike shëndetësore kanë filluar sot në shkollën fillore ”Dëshmorët e Vitisë” dhe do të vazhdojmë sipas orarit edhe me shkollat tjera. /2LONLINE/

Etiketa:Komuna e Vitisë Nxenesit shkolla shneta vizita Vjollca Kadolli-Halili
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike të QKUK-së janë realizuar 8 mijë e 876 analiza

24 Qershor, 2022

Komuna e Vitisë përfundoi vizitat sistematike shëndetësore të mbi 1700 nxënësve vitias

22 Qershor, 2022

Në Gushicë të Vitisë filluan punimet në ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare

18 Qershor, 2022

Policia: Kërcënime për bomba në shkolla, për disa objekte të trajtuara, ato dolën të jenë të rrejshme

16 Qershor, 2022

Punëtori rreth hulumtimit që do të fillojë të realizohet në fillim të vitit të ri shkollor

15 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com