Nga sot fillojnë takimet informuese me qytetarët lidhur me fillimin e zbatimit të projektit për rindërtimin e kadastrit
Nga sot fillojnë takimet informuese me qytetarët lidhur me fillimin e zbatimit të projektit për rindërtimin e kadastrit në Komunën e Gjilanit.
Ky proces përfshin zonat kadastrale: Livoç i Epërm, Bresalc, Shillovë dhe Dobërçan, si dhe lagjet Arbëria dhe Dheu i Bardhë,
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po fillojnë një proces shumë të rëndësishëm për komunën tonë: Rindërtimin e Zonave Kadastrale, i cili synon përditësimin e të dhënave pronësore dhe rritjen e sigurisë juridike për pronën tuaj.
Sot, nga ora 19:00, ju ftojmë në takimin e parë që do të mbahet në Livoç të Epërm (SHFMU “Vatra e Diturisë”).
“Ftojmë të gjithë banorët e Livoçit të Epërm dhe fshtrave përreth që të na bashkohen, të informohen drejtpërdrejt dhe të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm. Pjesëmarrja juaj është kyçe për një proces të saktë dhe transparent”, tha Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, i ftoi qytetarët që të marrin pjesë, informohen dhe sigurojnë pronën e tyre. /2LONLINE/
