Nga sot filloi shpërndarja e vaksinave të gripit sezonal në Kamenicë

Nga sot filloi shpërndarja e vaksinave të gripit sezonal në Kamenicë

Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon qytetarët se vaksinat e gripit sezonal, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë në funksion të parandalimit të gripit sezonal kanë arritur në Komunën e Kamenicës dhe do të imunizohen grupet më të rrezikuara (personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 65 vjeç).

Vaksinimi do të bëhet nga ora 07:00 deri në orën 15:00 në këto lokacione: QKMF në Kamenicë, AMF në Topanicë, QMF në Roganë, QMF në Hogosht, AMF në Koretin, si dhe AMF në Karaçevë.
Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe dhe si të tilla e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. /2LONLINE.com/

KOMENTE