Pas pushimeve verore, sot më 1 shtator, janë hapur dyert për fëmijët e Çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti.
Me këtë rast, mirëseardhje fëmijëve u ka dëshiruar drejtori i Arsimit në këtë komunë Basri Aliu, i cili njiherit edhe ka vizituar ambientet e këtij Institucioni për të parë nga afër dhe për tu njoftuar me përgatitjet që janë bërë për fillimin e punës, pas pushimeve verore. /2LONLINE.com/