DYLON

Nga Shkurti parashihet faza e dytë e kursit shqip dhe serbisht

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, të martën ka mirëpritur Safete Grajqevci, përfaqësuese në zyrën e kryeministrit për zbatimin e  gjuhëve zyrtare dhe përfaqësuesen nga Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve ( ECMI Kosovo). Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me vazhdimin e kursit të gjuhës shqipe dhe serbe për fazën e dytë.

Negjla Ajvazi, asistente e projektit Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve ( ECMI Kosovo), ka thënë se ne organizojmë kurse për gjuhën zyrtare shqip dhe serbisht . Ne kemi bashkëpunim edhe më herët me komunën e Kamenicës, këtë vit planifikojmë fazën e dytë të kursit, i cili parashihet të fillojë nga muaji shkurt – korrik, kurset janë gjashtë mujore. Ky projekte financohet nga Komisioneri i Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së ( KLPK), dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “ Përvetësimi i gjuhës zyrtare në Kosovë”.

EkoHigjiena

Ndërkaq, Safete Grajqevci, përfaqësuese në zyrën e kryeministrit për zbatimin e dy gjuhësisë, tha se do ta monitorojmë përdorimin e gjuhëve nëpër komuna e të gjithë Kosovës.

“Nuk është keq përdorimi i dy gjuhësisë, mirëpo mund të bëjmë edhe përmirësime, Komuna e Kamenicës, qëndron më mirë në zbatimin e dy gjuhësisë se komunat tjera” ka thënë Grajqevci.

Ajo tregoj se do duhej të jetë një person kontaktues, duhet të bëhet plotësimi i listës me emra të cilët dëshirojnë të vijojnë kursin, vendi i mbajtjes së kursit, personat të cilët kanë ndjekur kursin në fazën e parë, përgatitjet teknike, preferohen zyrtarët të cilët kanë punë më shumë me palë.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka thënë se do ta keni mbështetjen time, për projektin që ka me mësimin e dy gjuhësisë zyrtare për punëtorët e komunës sonë dhe do të bashkëpunojmë si komunë me zyrën e Komisionerit të Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së ( KLPK), dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “ Përvetësimi i gjuhës zyrtare në Kosovë./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.