DYLON

Nga reshjet e fundit të shiut rrezikohet familja dhjetë anëtarëshe

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, së bashku me zyrtarët e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë vizituar sot një familje në fshatin Dobërçan, tek kryefamiljari Fehmi Halili, familja dhjetë anëtarëshe e të cilit është rrezikuar nga rrëshqitja e dheut si pasoj e reshjeve të fundit.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu, ka thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe tanimë familja është evakuuar dhe akomoduar në një vend të sigurt.

EkoHigjiena

“Menjëherë kemi marrë masat e nevojshme për evakuimin e kësaj familje dhe ajo tashmë është akomoduar përkohësisht në objekt tjetër të sigurt. Është fjala për familjen dhjetë anëtarëshe të Fehmi Halilit nga fshati Dobërçan shtëpia e të cilit është rrezikuar nga shembja e masës shumë të madhe të dheut nga kodra të cilën e kishte afër, si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut. Menjëherë është thirrur kompania e kontraktuar nga Komuna e Gjilanit për të bërë pastrimin e dheut në mënyrë që t’i mundësohet kësaj familjeje kthimi në shtëpi. Kjo shtëpi është vlerësuar se ishte në nivelin e rrezikshmërisë së lart nga zyrtarët komunal”, ka thënë nënkryetari Kadriu, duke shtuar se Komuna e Gjilanit është në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve të saj.

Ndryshe rrëshqitja e dheut afër kësaj shtëpie kishte ndodhur natën mes 3 dhe 4 shkurtit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.