DYLON

Nga rastet e reja me COVID-19, tetë janë nga Komuna e Kamenicës

Nga rastet e reja me COVID-19, tetë janë nga Komuna e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka bërë 18 testime në Kamenicë, ku tetë prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit SARA-CoV-2.

Katër persona janë nga fshati Topanicë dhe katër nga fshati Hodonoc.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë apel tek qytetarët që t’i zbatojnë të gjitha udhëzimet e dhëna nga Ministria, IKSHP dhe nga Komuna.

EkoHigjiena

“Nga 18 testime të kryera sot në IKShP, fatkeqësisht tetë (8) prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Katër raste në Topanicë dhe katër raste në Hodonoc. Numri në total i të infektuarve në komunën tonë ka arritur në 23 dhe shpresoj të mos kemi raste të tjera. Është shumë me rëndësi t’i zbatoni të gjitha udhëzimet dhe të mos keni kontakte të afërta me të tjerët”, ka thënë Kastrati.

Deri më tani në Komunën e Kamenicës janë gjithsej 23 persona të prekur nga COVID-19.

Qëndroni në shtëpi, shpëto vetën dhe familjen tënde!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.