Nga prizmi im!
(2LONLINE) – Ndryshimet në qeverisjen e Gjilanit u bënë ashtu siç edhe është pritur të ndodhin. Mësimi u nxor për ata që kanë sy dhe kanë veshë. Po mirë boll por çka tani?!
Qeverisja komunale transferimin e pushtetit e kaloi në mënyrë normale ashtu edhe vet ndërrimi I strukturës udhëheqëse të lidershipit të kaluar politik.
Ky transferim ndodhi si pasojë e mosbindjes qytetare ndaj kandidatit, lidershipit dhe projektit politik për komunën edhe për 4 vitet e ardhshme të PDK-së. Mësimi për humbjen e besimit qytetar u nxor, tani analiza politike e saj duhet gjetur se “a ka pasur spica brenda komunitetit politik të kryetari humbës a jo?”, dhe “athua gjithçka ishte normale brenda strukturave partiake të të gjitha partive politike të cilat ishin në garë?”
Faji zakonisht thuhet se mbetet jetim, por në sistemin pluralist fajtori zakonisht është projekti I lidershipit I cili ka dështuar.
Pasi që ekipi fitues nuk është ndërruar dikur, atëherë ekipi humbës I ka dy alternative:
-Të jep dorëheqje për shkak të mosbesimit të votuesve dhe strukturave partiake të lidershipit I cili ishte në zgjedhje,
-Nëse nuk bënë vaki e para, atëherë strukturat partiake duhet të kërkojnë llogari ndaj lidershipit humbës dhe të përjashtohen nga të qenit në krye të subjektit politik.
Pa e kuptuar rëndësinë dhe funksionimin e sistemit demokratik, ku mandatari dhe të mandatuarit brenda subjektit politik janë njëjtë me mandatin qytetar I cili jepet për të qeverisur për një kohë të caktuar dhe I cili po dështoi, padyshim se ndërrohet me alternativën më të mirë qeverisëse.
Sistemi I cili po funksionon në qeverisjen komunale, duhet patjetër të instalohet edhe brenda subjekteve politike, sepse vetëm kështu japin mundësi lidershipit I cili është më konduksional dhe ka kapacitete e modele më të mira të funksionimit politik në këtë sistem pluralist.
Kjo kërkoj guximin e shpirtit demokrat, fisnik dhe zemërgjerë I cili shpie drejt hapjes së shtigjeve për demokracinë të cilën e përmendin më shpesh se Bismilahin e që në realitet po tregojnë totalitarizëm, bajraktarizëm, shpirtngushtësi dhe kapriçoz ndaj pozitës politike brenda partiake.
Paaftësia apo edhe stagnimi I zhvillimit komunal deri më sot mori notën na verdikti qytetar për të parin e komunës, por kjo paaftësi menaxhuese dhe ky stagnim jep të kuptohet se lidershipi I derisotëm në krye me z. Mustafa nuk e ka pasur atraktivitetin e duhur për qeverisje dhe këtu nxjerrim disa prej pika kyqe:
-Vizioni I funksionimit qeverisës komunal është keqkuptuar dhe keqinterpretuar nga stafi I të parit të komunës,
-Stafi ekzekutiv ka qenë totalisht joprofesional për detyrat e marra dhe përgjegjësitë që I kishte,
-Përgatitja e projekteve komunale ka munguar si pasojë e mungesës së projektit politik qeverisës,
-Profesionalizmi në punë dhe komunikimi I duhur ka qenë me valë të shkurtra e herë pas here të shkëputura e I “korruptuar” me investitorët e huaj e qe besa edhe me qeverinë qendrore.
-Shkatërrimi I pluralizmit politik I cili funksionon prej pozitës e cila qeverisë në njërën anë dhe opozitës e cila përmirëson apo jep alternative në anën tjetër, ka bërë që shpesh herë t’i përziejnë këmbët me njëra-tjetrën për çështje banale e që vëreheshin si veprime të ulëta politike.
-Megalomania e Kodit “Mallra dhe Shërbime” ju vu kapaku të gjitha aventurave qeverisëse.
Mësimet u dhanë e qe besa edhe u morën.
Tani kemi alternativën më të mirë qeverisëse e cila ka filluar vetëm t’i jep frytet e para të vendimit të drejtë qytetar ku me ekipin profesional dhe korrekt ndaj projektit politik të të parit të komunës, Gjilani shumë shpejt do të frymojë ndryshe, e qe besa mundet të kthejë shkëlqimin e dikurshëm që e kishte në Anamoravë por edhe më gjerë.
/Arianit SLLAMNIKU/
