(2LONLINE) – Halit Haliti, më nuk është nënkryetar i Nëndegës XXII-të, të PDK-së Lagjja Zabel, pasi ai sot ka bërë të ditur për Portalin 2Lonline se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.
Për më tepër, ai ka thënë se është larguar krejtësisht nga ky subjekt politik, i pakënaqur me zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë subjekt, të cilit i takonte deri më sot.
Haliti ka thënë se dorëheqjen e parevokueshme ia ka ofruar Kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan, në shenjë pakënaqësie të zhvillimeve të procesit të fundit zgjedhor të Degës së PDK-së, e posaçërisht pas gjendjes së krijuar në këtë subjekt, pas humbjes në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
“Nuk pajtohemi as me ndryshimet e fundit në Degë, pasi kështu thellohet edhe më tej kriza”, ka thënë Haliti, sipas të cilit shumica e Kryesisë së Nëndegës shpreh pakënaqësinë me këto zhvillime.
Ai tha se nga ata ka mbështetje për këtë veprim të tij, duke aluduar kështu që mund të pritet që pjesa më e madhe e kryesisë së kësaj nëndegë, mund ta ndërmerr të njëjtin veprim. Megjithatë ai tha se u takon atyre të deklarohen për veprimet që mund ti ndërmarrin, por një dihet se pakënaqësia ekziston edhe te ta. /2lonline/