DYLON

Nga pakujdesia vret motrën

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me 1 nëntor 2015 policia e Kosovës ka pranuar një informatë lidhur me një rastë të raportuar si “vetëvrasje” që kishte ndodhë në fshatin Tërpezë Komuna Viti.Por, në vazhdim të hetimeve lidhur me ngjarjen konkretisht pas kryerjes së obduksionit të trupit të pa jetë të viktimës janë konfirmuar dyshimet se vdekja e të ndjerës femër e mitur e moshës pesmbëdhjetë vjeçare, nuk është aksidentale, por kjo mund të jetë shkaktuar nga ana e një personit tjetër.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se pas hetimeve intenzive të zhvilluar nga Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e hetimeve Rajonale sot rreth orës 09:00, janë gjetë dëshmi të qëndrueshme se i dyshuari L. Z. dyshohet se aksidentalisht ta ketë shkrepë armën, ku shkrepja ka qenë fatale tani për të ndjerën, motrën e tij.

EkoHigjiena

“Të dyshuarit në fjalë iu është afruar ndihma mjekësore tek psikiatri dhe më pas është njoftuar Prokurori i Shtetit, nga i cili është lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia”, vepër penale e cila është e sanksionuar me ligj sipas Nenit 181 të KPRK-ës”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, pas intervistave me dëshmitarët dhe të dyshuarin në fjalë gjatë ditës së sotme, lënda për procedurë të mëtutjeshme do ti dërgohet Prokurorisë Themelore në Gjilan –Departamenti i Krimeve të Përgjithshme. /2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.