DYLON

Nga njësia e antidrogës në veri të vendit, arrestohet një i dyshuar për posedim të narkotikëve

Nga njësia e antidrogës në veri të vendit, arrestohet një i dyshuar për posedim të narkotikëve
Avatar photo Redaksia

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Mitrovicë Veri, pas pranimit të një informate në rrugë operative, se një i dyshuar posedon substanca narkotike, hetuesit policor kanë filluar veprimet në gjetjen, lokalizimin dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Hetuesit policorë kanë arritur të lokalizojnë vendbanimin e të dyshuarit në Leshak të Leposavicit. Më pas policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë urdhër për kontroll të banesës, pas pranimit të urdhrit policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit. Aty policia ka gjetur dhe konfiskuar: katër paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 1287 (njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) gr, dhe sekuestruar 1200 (njëmijë e dyqind) euro, 12 000 (dymbëdhjetë mijë) dinarë (monedhë e  Serbisë) dhe dy telefona. 

EkoHigjiena

Ndaj të dyshuarit M.V., (viti i lindjes 1986, me shtetësi të Serbisë dhe Holandës), iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Hetimet e rastit vazhdohen të hetohen nga Njësia e DHTN-së Mitrovicë Veri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.