DYLON

Nga një muaj paraburgim për Dejan Tomiq e Sasha Aleksiq

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj të pandehurve Dejan Tomiq nga Gjilani me vendbanim në Komunën e Ranillugut, për shkak të veprës penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimet nga neni 215 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së, dhe të pandehurit, Sasha Aleksiq nga Komuna e Ranillugut, për shkak të veprës penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimet nga neni 215 paragrafi 2 të KPRK-së.

Ndaj të pandehurve Dejan Tomiq dhe Sasha Aleksiq caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, konform dispozitave të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafët 1 dhe 2, pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP).

EkoHigjiena

Siç bënë të ditur Zyra për Informim e Gjykatës Themelore në Gjilan, nga kërkesa e paraqitur dhe nga shkresat e kësaj lënde, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të parapara në nenin 187 të KPP për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurëve Dejan Tomiq dhe Sasha Aleksiq. Kështu, në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit i kanë kryer veprat penale për të cilën dyshohen, gjë që mund të vërtetohet  pjesërisht nga deklarata e të pandehurëve, raportet e oficerëve policor, si dhe shkresave tjera të lëndës, arsye këto të paraparë në nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1 të KPP.

Përveç kësaj, në rastin konkret janë plotësuar edhe kushtet që parashihen në nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1 pika 1.2.1 të KPPRK-së, ngase ekziston frika e bazuar se po që se të njëjtit do të mbroheshin në liri mund të fshihen, ikin apo ti qasen arratis, sidomos kur kemi parasysh kufijtë e brishtë administrativ dhe faktin se të njëjtit  mund të kalojnë lehtë kufirin e të shkojnë në Serbi, e në këtë mënyrë do ti shmangeshin përgjegjësisë penale e njëkohësisht do të pengonin rrjedhën normale të procedurës penale.

Po ashtu duke e marrë për bazë natyrën e veprës penale, cilësitë personale të të pandehurve pasi i pandehuri Dejan si simpatizues i partisë politike “SLS” (Samostalna Liberalna Stranka),veprën penale dyshohet se e ka kryer në drejtim të favorizimit të kësaj partie, ashtu që duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve u ka ofruar llaminat falas në këmbim të votës e në këtë mënyrë dyshohet ta ketë kryer veprën penale edhe i dyshuari i dytë Sasha Aleksiq, i cili në këmbim të votës ka pranuar  20 metra katrorë llaminat falas e duke i premtuar se do të votojë për partinë “SLS”

Përveç këtyre, duke e marrë për bazë faktin se më datën 03.11.2013, janë mbajtur zgjedhjet komunale në Republikën e Kosovës, si dhe faktin se të gjitha organet e thirrura në mbrojtje të ligjit kanë apeluar për mos keqpërdorime të votës në çfarëdo mënyre, sepse do të ndëshkohen, ndërsa i pandehuri Dejan me qëllim të ndikimit në votues duke mos e respektuar apelin e organeve të drejtësisë e duke keqpërdorë varësinë ekonomike të qytetarëve ka shpërndarë llaminat të cilin paraprakisht ky subjekt politik (SLS) e kishte deponuar në fshatin Crep e për qëllim të votimit të “SLS”-së, ndikon-keqpërdorë votuesit “se në këmbim të votës do të shpërndajë llaminat” e që në mënyrën dhe vendin ku dyshohet se është kryer kjo vepër penale, po ashtu edhe i pandehuri tjetër,Saha Aleksiq laminatin e ofruar falas e pranon në këmbim të votës për subjektin politik në fjalë duke e ditur se një gjë e tillë është e ndaluar, rrethana këto të mjaftueshme për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.2.3 të KPPRK-së. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.