Nga nesër bien temperaturat
Nga dita e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të ndikojnë dukshem në zbritjen e temperaturave minimale.
Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të shënojnë vlera nën -11C celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë nga -4C deri -1C celsius.
Këto masa te ftohta të ajrit do te jene prezente mbi Kosovë për dy ditë, të merkurën dhe te enjetën, pasiqë nga e premtja pritet të kemi një ngritje të lehtë të temperaturës dhe vende-vende pritet të ketë edhe reshje të dobëta bore. Reshje shiu dhe bore të intensitetit të dobët pritet të ketë edhe të shtunën, por që dita e diele do të jetë me vranësira te cilat do të shoqërohen edhe me intervale me diell, kurse temperaturat maksimale do të jenë në ngritje nga 2C deri 5C celsius.
Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehtë dhe mesatare.
