DYLON

Nga na erdhën zogjtë?

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Se librat tona shkollore përmbajnë materiale të vjetra jo shkencore dhe teza jo të sakta duke i thurur si poezi ashtu siç ka qenë koha e sundimit të komunizmit dëshmon edhe ky shkrim që gjendët në librin Biologjia e klasës 12 faqe 180 gjimnazi i shkencave të natyrës si dhe Biologjia e klasës 7 faqe 89.
Kjo pjesë e njësisë mësimore siç deklarohen autorët e librit është shkrim i studimeve të viteve 1961 në lidhje me prejardhjen e shpendëve sipas evolucionit, e që dihet çfarë studimi është bërë në aso kohe. Problem kryesor i evolucionit është gjetja e llojeve të ndërmjetme ose formave kaluese, ku sipas kësaj teze thuhet se është gjetur forma kalimtare ndërmjet zvarranikëve dhe shpendëve. Arkeopteriksi, që sipas evolucionistëve është stërgjyshi i zogjve modernë, ka jetuar 150 milionë vjet më parë. Ta analizojmë se çka thotë kjo pjesë!

Sipas teorisë së evolucionit, jeta filloi dhe evoluoi në det e më pas u zhvendos në tokë nëpërmjet amfibëve (ujëtokësorëve), pastaj amfibët, gjallesa që jetojnë në ujë dhe në tokë evoluuan në zvarranikë, gjallesa që jetojnë vetëm në tokë. Me kaq nuk i mjaftoj evolucionisteve dhe kulmi i gjithë kësaj përralle është çështja se si arritën zvarranikët të fluturojnë dhe ja shembulli kulminant i fluturimit të zvarranikeve.

EkoHigjiena

Disa dinozaur duke i lëvizur gjymtyrët e përparmë për të zënë insektet në fluturim, arritën t’i zhvillojnë këto gjymtyrë në krahë për fluturim, si duket evolucionistet harruan të shpjegojnë se si arritën insektet të realizojnë fluturimin e tyre perfekt e që nuk ka asnjë mënyrë për të shpjeguar se si u shndërruan me anë të deformimit të kodit gjenetik (mutacioneve) në krahë që funksionojnë në mënyrë perfektë, duke mos pasur asnjë bazë shkencore por kjo është vetëm një imagjinatë fëmijërore.

Se si e përshkruan libri Arkeopteriksin është diçka e pa imagjinuar ku shkruan se ky zog ka pasur sqep, e në realitet harruan se edhe disa gjitar kanë sqep Ornitoriku. Pastaj njësia mësimore vazhdon se në sqep ka pasur dhëmbë të ngjashëm me të hardhucës si dhe kthetra në krahë, sot njihen disa lloje zogjsh që kanë kthetra në krahët e tyre për t’u kapur pas degëve të pemëve ashtu siq njihen zvarranikë që jetojnë edhe sot por që kanë dhëmbë.

Një fakt shumë i kërkuar nëpër universitetet botërore si dhe nëpër libra shkollore paraqitet se më 1992 u zbulua fosili i shtatë i Arkeopteriksit, i cili i habiti evolucionistët, e që në libra tona nuk përmendët. Arsyeja ishte se në këtë fosil dërrasa e kraharorit (shërben për fluturim), e cila mendohej se mungonte te ky zog, ekzistonte. Ky zbulim është përshkruar kështu në revistën “Nature”.

Karakteristikat e gabuara në këtë pjesë të librit për Arkeopteriksin janë kur thuhet se kjo shtazë ka pasur eshtra të rëndë të mbushur e jo të zbrazët, siç i ka eshtrat pëllumbi. Realiteti është se eshtrat i ka pasur të zbrazët sikur te zogjtë e sotëm.
Po si duket autorët tanë harruan ta cekin paraqitjen e pendëve të zogjve që janë një nga gjërat më të rëndësishme që vërteton se Arkeopteriksi ishte me të vërtetë një zog që fluturonte, në kuptimin e plotë të fjalës fluturim, prandaj paleontologu i famshëm Carl O. Dunbar thotë: “Për shkak të pendëve të tij, Arkeopteriksi klasifikohet si zog.”

Fakt tjetër që dëshmon se Arkeopteriksi nuk evuloi nga zvarranikët është se kishte metabolizëm me gjak të ngrohtë. Siç dihet, zvarranikët dhe dinozaurët janë kafshë me gjak të ftohtë që temperatura e trupit të tyre i përshtatet ambientit të jashtëm. Të gjitha këto zbulime tregojnë se Arkeopteriksi nuk ishte lidhje kalimtare, por vetëm një zog që futet në kategorinë e “zogjve me dhëmbë”.

Kjo është arsyeja që teoria që pohon se gjallesat e tokës evoluuan në zogj është me një fjalë budallallëk.
E zëmë se e tërë kjo histori e pamundur është e vërtetë, atëherë pse evolucionistët nuk janë në gjendje të gjejnë fosile me krahë gjysmë të formuar apo fosile me një krahë?

Një nga ornitologët më të famshëm në botë, Alan Feduccia nga universiteti i Karolinës së Veriut, kundërshton teorinë se zogjtë kanë lidhje me dinozaurët, megjithëse ai vetë është evolucionist. Për këtë gjë ai thotë: “Unë kam studiuar kafkat e zogjve për 25 vjet dhe nuk shohë ndonjë ngjashmëri… Origjina zvarranike e zogjve, për mendimin tim, është ngatërresa më e madhe e paleontologjisë të shekullit XX”.

Larry Martin, specialist për zogjtë e lashtë, nga universiteti i Kansasit, gjithashtu hedh poshtë teorinë se zogjtë erdhën nga dinozaurët. Duke diskutuar për kontradiktat në të cilat bien evolucionistët për këtë çështje, Martin thotë: “T’ju them të vërtetën, n.q.s. unë do të mbështetja origjinën prej dinozauri të zogjve do të vihesha në siklet sa herë që do të duhej të ngrihesha e të flisja për këtë gjë”.

Për fund skenari i evolucionit të zogjve, i ngritur vetëm mbi bazën e Arkeopteriksit nuk është asgjë më tepër se produkt i paragjykimeve dhe i dëshirave të evolucionistëve dhe i kohës që njihet si terri i shkencës moderne.

/Ardian Hyseni – Magjistër i Biologjisë/