DYLON

Nga mesi i javës shi, nëpër male edhe borë

Avatar photo Redaksia

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe për dy ditët e para të javës, me përjashtim të temperaturave minimale, të cilat pësojnë ulje të dukshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sot dhe nesër do të luhaten nga 3C-7C, kurse maksimalet e ditës nga 18C deri 21 C. Shtypja atmosferike është 951 mb me tendencë të zbritjes, lagështia relative e ajrit në mëngjes ishte 92% e gjatë ditës do të zbresë në 52%, dukshmëria horizontale nga 1 km gjatë ditës do të arrijë në mbi 20 km, d.m.th. se nëpër lugina ka edhe mjegull. Do të fryjë erë nga jugu e lehtë me shpejtësi 1-2m/s.

EkoHigjiena

Duke filluar nga e mërkura e tutje do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850 m do të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C – 6C , kurse maksimalet e ditës nga 10C- 13C. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-7m/s.

Temperaturat minimale të ditës gjatë fundjavës do të ulen nga OC deri -1C

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.