DYLON

Nga marrëveshja e mirëkuptimit për bashkëfinancim, përfiton Skifteraj

Nga marrëveshja e mirëkuptimit për bashkëfinancim, përfiton Skifteraj
Avatar photo Redaksia

Kryetari Haliti dhe Ministri Mustafa nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e një projketi që parasheh ndërtimin dhe rehabilitimi e sistemeve të ujitjes në Komunën e Vitisë, konkretisht në fshatin Skifteraj

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimin për realizimin e master planit për ujitjen e tokave bujqësore ku përfitues i saj do të jetë edhe komuna e Vitisë, konkretisht bujqit e kësaj komune në fshatin Skifteraj.

EkoHigjiena

Fillimisht për rëndësinë e këtij projekti ka folur Besian Mustafa, Ministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Republikës së Kosovës.

Më pas në një fjalë rasti kryetari Haliti, ka theksuar rëndësinë e realizimit të këtij projekti në fushën e zhvillimit të ekonomisë, konkretisht të sektorit bujqësorë duke e cilësuar atë si makro projekt.

“Ky memorandum është tepër i rëndësishëm, sepse me të në ardhmen priten ditët e mira për fermerët e Kosovës dhe për zhvillimin e bujqësisë intensive, si intencë e jona që të sjellë profitabilitet dhe punësim si dhe pengimin e gjeneratave të reja që të dalin jashtë shtetit” u shpreh Kryetari Haliti. /2LONLINE.com/Nga marrëveshja e  mirëkuptimi për bashkëfinancimin përfiton Skifteraj

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.