DYLON

Nga marrëveshja e mirëkuptimit me MZHE-në, përfitojnë shkollat në Pozheran e Viti

Nga marrëveshja e mirëkuptimit me MZHE-në, përfitojnë shkollat në Pozheran e Viti
Avatar photo Redaksia

Kryetari Haliti nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi me MZHE-në, me të cilën, shkollat e mesme në Pozheran e Viti, do të përfitojnë pajisje të teknologjisë së informacionit dhe inventarë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, me të cilën parashihet realizimi i projektit “ Furnizimi me pajisje të teknologjisë së informacionit për shkollat e mesme-Qendrat Kreative”, konkretisht për Shkollën e Mesme të Lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran dhe të Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Këto shkolla  pos pajisjeve teknologjike do të pranojnë edhe inventar i cili do të jetë në interes të nxënësve që ndjekin mësimet në shkollat profesionale.

EkoHigjiena

Sipas kësaj marrëveshje komunës së Vitisë, do të ju bëhet transferi i pasurisë jo-financiare, përkatësisht të pajisjeve teknologjike dhe inventar në shumën prej më shumë se 18 mijë euro për këto dy shkolla të mesme.

Përndryshe bëhet me dije se qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i kushteve të punës në institucionet arsimore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoi Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, për këtë projekt dhe potencoi se nga kjo do të përfitojnë nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollat e mesme në Pozheran e Viti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.