DYLON

Nga e hëna mësimi realizohet me pjesëmarrje në shkollë

Nga e hëna mësimi realizohet me pjesëmarrje në shkollë
Avatar photo Redaksia

Nga e hëna më 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike në shkolla.

Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore, ndërkaq varësisht prej situatës me pandeminë, do të punohet sipas tre skenarëve A, B dhe C.

EkoHigjiena

Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.

Ministria e Arsimit ju bënë thirrje nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.