Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që t’i ndajë pension jetësor gruas së legjendarit, Fadil Vokrri. Propozimin e ka bërë presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka.
Më pas, ka qenë kryetari Agim Ademi që e ka hedhur në votim. Të gjithë anëtarët e mbështetën propozimin me maksimumin e votave. Gruaja e legjendarit Vokrri do të gëzojë pensionin sa të ketë jetë.
Në ditët në vazhdim Komuniteti Ekzekutiv i FFK-së pritet të caktojë shumën e parave që do t’i takojnë asajNë Kuvendin e rregullt të punës u raportua edhe për buxhetin.
Buxheti i FFK-së për vitin 2018 ka arritur vlerë mbi 11 milionë euro dhe gati 88.86 për qind e këtyre të hyrave janë nga FIFA dhe UEFA, kurse pak mbi 10% nga të hyrat e FFK-së janë nga sposnorët, dënimet, anëtarësimet, sponsorimet dhe të drejtat televizive.