Komisioni i Shërbimit të Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave në këto komuna, ka bërë radhitjen e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet për të fituar bursën që ndan ky organ shtetëror.
Për bursa dedikuar nxënësve të shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin shkollor 2014/2015, kishin aplikuar 700 nxënës, ndërsa vetëm 307 prej tyre kanë marrë pikët e nevojshme, duke përmbush kështu kriteret e parashtruara në konkurs për të qenë përfitues të bursës, transmeton Titulli.
Lista e shpallur sot nuk është përfundimtare, andaj kandidatët të cilët mendojnë se i është bërë ndonjë padrejtësi, mund të dorëzojnë ankesën e tyre në afat prej tetë ditësh nga dita e sotme, në zyrat e Trupit Koordinues në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.
Kandidatët të cilët emrat në listë i kanë të radhitura nga numri 1 deri në 307, janë të përzgjedhur për të marrë bursë, ndërsa të gjithë të tjerët nën vijën e kuqe (nga numri 308 deri në 700) nuk kanë marrë pikë të mjaftueshme për të përfituar bursën e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
shih listën tek Portali Titulli:
http://titulli.com/index.php?m=post&s=5573