DYLON

Nga 140 euro në muaj për nënat që u japin gji foshnjave të tyre

Avatar photo Redaksia

Britania është vendi i vetëm që shpërblen me para nënat që u japin gji fëmijëve të tyre, ndërsa disa vende të tilla, si Venezuela, kanë praktikuar një motivim më rigoroz për nënat, do të thotë dënohen nëse nuk u japin gji fëmijëve të tyre.

Britania synon për të luftuar nivelin e ulët të të ushqyerit me gji të fëmijëve dhe tani ofron kompensim financiar për nënat që u japin gji për aq kohë sa fëmija i tyre ka nevojë.

EkoHigjiena

Me këtë metodë synojnë të stimulojnë nënat që ushqejnë me gji foshnjat e tyre.
Ideja është ende në fazën eksperimentale dhe së shpejti do të shtrihet në gjithë vendin.

Në pjesën qendrore të Britanisë, ku filloi eksperimentimi, nënat kishin pranuar 140 € në muaj për ushqyerjen e fëmijëve me gji, transmeton albinfo.ch.

Eksperimenti do të vazhdojë me gratë e familjeve të varfra deri në mars 2014. Autoritetet britanike kanë vendosur për të marrë këtë hap në zonat e varfra, sepse foshnjat në zonat e pasura më shumë ushqehen me të dhënit gji.

Britania është vendi i vetëm që shpërblen financiarisht nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.