21 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës.
Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.
Në total numri i rasteve aktive është 18.287. /2LONLINE.com/