DYLON

Neziri: Jam PDK-isti më i madh në Gjilan, jam pro një koalicioni me LDK-në

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kohëve, të fundit, janë shtuar zërat në udhëheqjen e PDK-së së Gjilanit që kërkojnë, presin, por edhe besojnë sigurt në një koalicion të PDK-së me LDK-në, që do të zhbllokojë procesin, do të mundësojë krijimin e qeverisë së re, që do të qeverisë me vendin.

Gani Neziri, anëtar i kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan thotë se është pro një koalicioni me LDK-në dhe beson se kjo edhe do të ndodhë. Neziri që e vlerëson vetën si PDK-isti më i madh që e ka sot Gjilani, shpreson se edhe në LDK ka koka të arsyeshme që nuk do të lejojnë të vazhdohet tutje me rolin bllokues nga ana e Bllokut, dhe se në LDK do të tregohen të arsyeshëm dhe do të ndërmarrin veprimet e duhura.

EkoHigjiena

“Bllokimi me çdo kusht i zhvillimeve politike në Kuvend është mungesë e vetëdijes se mjaftueshme se po bllokohet atdheu. Besoj fuqishëm se me vendin do të qeverisë PDK dhe jam i sigurt se brenda LDK-së ka zëra të arsyeshëm që janë të vetëdijshëm se bllokimi i krijimit të institucioneve në fakt është bllokim i atdheut dhe se do të gjejnë forcën e arsyes dhe do të kthehen kah PDK, për të qenë në bashkëqeverisje me vendin”, ka thënë Neziri i PDK-së./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.