DYLON

Nexhmie Kallaba i bashkohet AKR-së

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Degës së AKR-së në Kamenicë i është bashkuar ish nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, anëtarja e kryesisë së LDK-së. Nexhmie Kallaba. Ajo ka një ekspierencë të madhe në angazhimin e saj politik, pesë vite ka qenë nënkryetare e Komunës së Kamenicës dhe kontribuese e madhe në gjithë zhvillimin e Komunës së Kamenicës. Ajo është një ndër zërat më të fuqishëm të angazhimeve për barazinë gjinore në Kosovë, thotë kryetari i AKR-s në Kamenicë, Fatmir Matoshi.

“AKR është mjaft e nderuar që sot na është bashkuar zonja Kallaba, AKR do të jetë shtëpia e saj, dhe ardhjet e këtilla na bëjnë të besojmë se jemi në rrugë të drejtë dhe po përfaqësojmë interesin e qytetarëve në mënyreë dinjitoze. Do të punojmë së bashku me zonjën Kallaba që Kamenica të jetë më e zhvilluar në të gjitha aspektet” tha Matoshi.

EkoHigjiena

Ndërsa Nexhmije Kallaba tha se është e përkushtuar të vazhdojë të jep kontributin e saj për të mirën e komunës dhe qytetarëve të saj.

“Këtë tanimë më së miri mund ta bëj përmes AKR-së. Zhvillimi ekonomik I Kosovës duhet të jetë në top agjendën e qeverisë së ardhshme dhe nuk ka dyshime se AKR përfaqëson alternativëmn më të mirë për këtë qështje. Jam mbështetëse e fuqishme e idesë së Presidentit Pacolli që autostrada të vijë te “Dheu i Bardhë” për ti dhënë rastin e zhvillimit edhe kësaj pjese të Kosovës” tha Nexhmie Kallaba me rastin e aderimit./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.