• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Nexhmedin Arifi, veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe i përkushtimit për ndërtimin e institucioneve të shtetit ligjor të Kosovës

Redaksia 2LONLINE 19 Qershor, 2022 4 min
 Nexhmedin Arifi, veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe i përkushtimit për ndërtimin e institucioneve të shtetit ligjor të Kosovës

Shkruan: Sami ARIFI

Inxh.Mr. Sc. Nexhmedin Arifi u lind në fshatin Sllatinë e Epërme në vitin 1955 të komunës së Vitisë, ai rrjedh nga një familje me taban atdhetar i edukuar nga odat tradicionale shqiptare dhe i shkolluar me gradat shkencore, ai qysh si i ri ishte i brymosur me ide përparimtare e liridashëse. Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi ishte nip i derës fisnike të atdhetarit të madh Xhemajl Arifit i cili ishte i njohur në popull si Mulla Xhema i Sllatinës, që kishte dhënë një kontribut të pakontestuar për çështjen kombëtare si kryetar i “Gjyqit të Paqit” për Anamoravën e Epërme si dhe kryetarë i komunës së Sllatinës së Epërme i zgjedhur me votën e lirë të popullit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mulla Xhemë Sllatina u pushkatua nga komunistat-serbo-çetnikë në masakrën e Gjilanit në fund të vitit 1944 bashkë me 8000 shqiptarë të pafajshëm. 

-Nexhmedin Arifi ishte profesor gjatë viteve 1978-1982 në Gjimnazin atëherë të ashtquajtur “Boro e Ramizi” që tani quhet “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ai punoi gjatë viteve 1982-1989 shef i prodhimit të fabrikës së Vinex-it në Viti. 

-Nexhmedini ishte edhe veprimtar e kontribues i palodhur i ilegalës për çështjen kombëtare. Më 28. 03. 1989 kur Kosovës iu hoq edhe ajo pak autonomi që kishte më parë nga shteti serb, shqiptarët me frymë të fuqishme kombëtare në Kosovë u seleksionuan nga shteti serb dhe u morën me dhunë në të ashtquajturin “izolim” famkeq  dhe u dërguan për në Serbi. Kjo valë e shëmtuar e armikut shekullor e përfshiu edhe komunën e Vitisë.

-Për komunën e Vitisë armiku shekullor serb me bashkëpunëtorët e tij iu bëri atdhedashsëve të popullit shqiptar të ashtquajturin “izolim” inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifit nga fabrika “Vinex” ku punonin me qindëra e qindëra punëtorë, dhe dy bashkëvëndësve të tij nga fshati Sllatinë e Epërme, Fahri Imerit (më parë ish i burgosur politik i dënuar me 6 vite burg) dhe Përparim Azemit (më parë i izoluar). UDB-ja serbe mori në të ashtquajturin “Izolim” famkeq edhe dy sodovinasitë nga fshati Sodovina e Jerlive prof. Jakup Jahirin i cili ishte i veçuar jo vetëm për Gjimnazin e ashtquajtur “Qendra Shkollore Boro e Ramizi” në Viti, por ai ishte rast i veçantë nga i tërë arsimi i Komunës së Vitisë, UDB-ja serbe mori edhe Gursel Sylejmanin, ish i burgosur politik, (tashmë edhe hero i kombit shqiptar së bashku me vëllain e tij Bajram Sylejmani), ndërsa nga fshati Vërban u morë në izolim edhe Abdyl Bajrami (gjithashtu më parë i dënuar me burg të rëndë politik).

-Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi gjatë viteve 1999-2000 ishte drejtor i fabrikës në “Vinex” në Viti, poashtu gjatë viteve 2000-2002 ai ishte nënkryetar i komunës së Vitisë. Nexhmedini gjatë viteve 2002-2007 ishte menaxher i Shtëpisë së Kulturës “Bajram e Gursel Sylejmani” në Viti, ai gjatë viteve 2007-2013 udhëhoqi funksionin e kryetarit të komunës në Vitisë, tashmë ai është pensionist dhe jeton në fshatin e tij të lindjes, ishte dhe mbeti i përkushtuar për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Nexhmedin Arifi

Etiketa:Nexhmedin Arifi Opinion Sami Arifi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e UKZ-së “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës

1 Qershor, 2023
Gjilan

Kushtrim Kadriu e sheh veten alternativë të duhur për kryesues të Kuvendit

1 Qershor, 2023
Nacionale

Ministrja Haxhiu nxjerr vendim për mbështetje financiare prej 200 mijë euro për

1 Qershor, 2023
Gjilan

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave

1 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Rezoluta 1244 – pse nuk po shfuqizohet?

1 Qershor, 2023

Shkolla e Mesme e Ulët “Rexhep Elmazi” në Gjilan, vendos standard të ri në tërë Kosovën!

29 Maj, 2023

Bizneset e reja po vuajnë për fuqi punëtore, shkaku i bizneseve të vjetra

28 Maj, 2023

Kosova është shtet funksional vetëm kur ligjet zbatohen edhe në veri të saj

27 Maj, 2023

Kosova “multietnike”, eksperiment ndërkombëtar!

26 Maj, 2023

Argëtim dhe robërim!

8 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com