DYLON

New York Times: Ronaldo mund të arrestohet nëse hyn në SHBA

New York Times: Ronaldo mund të arrestohet nëse hyn në SHBA
Avatar photo Elife Sherifi

Juventus kërkon të ikë ndeshjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ka frike nga nje arrestim i Cristiano Ronaldos.Informacioni vjen nga mediat amerikane dhe konkretisht nga ‘New York Times’.

Në shkrimin e saj, ndër të tjera shkruhet se kompeticioni  Internacional Cup mund të organizohet edhe në kontinente si Azia. Ky mund të jetë një vendim i “Zonjës së Vjetër” që ka frikë edhe nga problemet gjyqsore të Ronaldos, i cili akuzohet se ka kryer një përdhunim në SHBA.

Sipas kësaj të përditshme, Juventus i ka dërguar një kërkesë zyrtare drejtuesve, pasi ka frikë te një arrestim i mundshëm i yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

EkoHigjiena

Për momentin ky është vetëm një hipotezë mediatike sepse Juventus e ka konfirmuar pjesëmarrjen në turneun Internacional, por pa dhënë detaje se ku do të zhvillohen ndeshjet.

Kjo dilemë e madhe do të marrë zgjidhje me 27 mars, ku do të zyrtarizohet edhe kalendari i këtij kompeticioni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.