DYLON

New York Times: Goditje për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Deklaratat e zotit Williamson janë një goditje për Kosovën, një vend të varfër që ka qenë duke luftuar për të gjetur legjitimitet ndërkombëtar që kur shpalli pavarësinë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.

Konkluzat e tij ka shumë të ngjarë të jenë mirëpritur nga Serbia, e cila ka argumentuar gjatë që drejtësia ndërkombëtare është fokusuar në mënyrë të padrejtë vetëm në serbët e dyshuar për krime lufte”, shkruan në një tekst të gjatë e përditshmja më e madhe amerikane “New York Times” transmeton Indeksonline.

EkoHigjiena

Mëtej kjo gazetë njofton që “të martën, qeveria e Kosovës tha se ishte e vendosur të bashkëpunojë me hetuesit. Petrit Selimi, Zëvendësministri i Jashtëm, tha se raporti i Zotit Williamson nuk ofroi elemente të reja. “Lufta e Kosovës ishte një kauzë e drejtë për liri e mbështetur nga bota e lirë, derisa individët të cilët dyshohen se mund të ishin të angazhuar në sjellje të paligjshme nën ombrellën e një ushtrie guerile duhet të përballen me drejtësinë,” tha ai në një deklaratë dërguar me email për “New York Times”, transmeton blic.

“Aktakuza e mundshme kundër udhëheqësve të UÇK-së vijnë përndryshe më shumë se një dekadë pasi kanë ndodhur krimet e pretenduara të luftës. Përndryshe kjo nuk paraqet një kufizim kohor për krime të luftës sipas të drejtës ndërkombëtare”, shkruan “New York Times”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.